Rita Ora po xhiron klip brenda një objekti që nderonte komunizmin dhe Bashkimin Sovjetik

Rita Ora po xhiron klip brenda një objekti që nderonte komunizmin dhe Bashkimin Sovjetik

Rita Ora po rrezikon edhe një tjetër valë kritikash duke vendosur të filmojë videoklipin e saj më të ri brenda një objekti të ndërtuar për të nderuar komunizmin dhe Bashkimin Sovjetik, shkruan Daily Star, transmeton Insajderi.

Këngëtarja xhiroi brenda dhe jashtë objektit të Buzludzha në Bullgari i cili u ngrit në vitin 1974 për të përkujtuar formimin e Partisë Komuniste Bullgare në vitin 1891.

Çdo vit në 1 shkurt, Bullgaria mban një ditë kombëtare të përkujtimit, ku njerëzit mund të bëjnë nderimet e tyre për viktimat e regjimit komunist.

Shpesh e quajtur “UFO komuniste” për shkak të formës së saj të pazakontë, ndërtesa është një vend konservimi me qasje rreptësisht të kufizuar për publikun që nga rënia e Bashkimit Sovjetik.

Sidoqoftë, në një lëvizje pothuajse të paprecedent, kërkesa e Rita-s për hyrjen në objekt u dha nga guvernatorja rajonale e Stara Zagora, Gergana Mikova, e cila firmosi vizitën.

Mikovoa besohet të ketë kërkuar të shikojë tabelën e videove në mënyrë që të kontrollohet se monumenti nuk do të diskreditohet në asnjë mënyrë. /Insajderi.com