
Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Rita Ora, shpesh rrëmben vëmendje me postimet që publikon në rrjetet sociale.
Vëmendje mori edhe me imazhin e fundit të ndarë me mbi 15 milionë ndjekësit, në llogarinë e saj personale në Instagram. Biondja është shfaqur mjaft atraktive dhe në formë, derisa pozon e zhveshur.
Këngëtarja shqiptare shfaqet duke mbuluar vetëm gjoksin me duar, ndërsa vë në pah pjesën e sipërme të trupit.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga fansat nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat e saja trupore.
Krahas kësaj, Rita është duke e shijuar suksesin e projektit të saj të fundit, “New Look”, i cili në YouTube është klikuar katër milionë herë.