Rita Ora provokon me foto bardh e zi

Rita Ora provokon me foto bardh e zi

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, di gjithmonë se si të kryesojë kopertinat e mediave rozë.

Ajo është mjaft aktive dhe në rrjetet sociale ku herë pas here publikon foto provokuese duke mos i lënë ndonjëherë as vend imagjinatës.

Së fundmi këngëtarja ndodhet në kontinentin aziatik për të mbajtur koncerte muzikore. Ajo ka publikuar disa foto në një park në Tokio. Rita mban veshur me një bluze dhe pantallona të shkurtra që më tepër i ngjasojnë bikinive, si dhe një plë sandale të larta me motive leopard.

Këto foto Rita ka vendosur ti publikojë bardh e zi por megjithatë ka tërhequr edhe një herë vëmendjen e ndjekësve.