Rita Ora reagon pas kritikave për veshjen e saj: “Me rëndësi, ndihem rehat!”

Rita Ora reagon pas kritikave për veshjen e saj: “Me rëndësi, ndihem rehat!”

Rita Ora gjithnjë na ka servirur veshje të guximshme, qoftë në skenë apo edhe në daljet e saj të zakonshme.

Së fundmi, ajo ka reaguar pas disa komenteve në lidhje me veshjen e saj, duke theksuar se shqetësimi i saj i vetëm është në se ndihet rehat në veshjet e saj, njofton Insajderi.

Duke folur për “The Sun”, këngëtarja tha: “Mendoj se stili është totalisht diçka personale – nëse dikush nuk pëlqen se çka vesh, nuk kanë pse ta pëlqejnë, është plotësisht në rregull”.

“Me rëndësi është që të ndihem rehat me veten – vetëm kjo ka rëndësi për mua sa i përket stilit”, ka përfunduar ajo. /Insajderi.com