Rita Ora rrezaton në tapetin e kuq të Kanës

Rita Ora rrezaton në tapetin e kuq të Kanës

Rita Ora së fundmi ka udhëtuar për në Francë. Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka shkelur për herë të parë në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës. Rita ka shkëlqyer me paraqitjen e saj dhe mori vëmendjen e të gjithëve në një prej festivaleve më të rëndësishëm të filmit në gjithë botën.

Ajo kishte veshur një fustan të bardhë të çarë duke i nxjerr në pah këmbët e tonifikuara dhe me një dekolte. Rita ka publikuar disa foto nga Kana në Instagram. Në mesin e mijëra pëlqimeve dhe komenteve nga ana e fansave, nuk ka munguar edhe një ngacmim nga nëna e saj, Vera, e cila njihet për komentet satirike që ia bën Ritës.

“Ndalo Rita, ti ke harruar të lash enët këtë mëngjes”, ka qenë komenti i Vera Sahatçiu-Orës në fotografinë e Ritës. Kujtojmë që Vera në një intervistë për versionin britanik të revistës HELLO!, kishte thënë se në familjen e tyre nuk ka të përkëdhelur dhe se përkundër famës që ka, Rita bën të njëjtat gjëra që bënte kur ishte një vajzë shtëpie.

“Nuk ka të përkëdhelur në familjen tonë. I them Ritës se të gjithë ne jemi superyje në mënyrën tonë. Duke qenë në syrin publik, nuk do të thotë se është më e mirë se të tjerët dhe ajo e di këtë; ajo ende duhet ta pastrojë kuzhinën kohë pas kohe”, ishte shprehur Vera Sahatçiu-Ora.