Rita Ora ka shpenzuar tetë milionë funte për një shtëpi të ‘përndjekur’ në Londrën veriore, shkruan Daily Mail, transmeton Insajderi.
Rita – e cila është aktualisht në Australi – thuhet se e ka bërë blerjen me ndihmën e një kredie nga banka e Queen’s Coutts & Co, e cila ofron shërbime bankare private dhe administrim të pasurisë për individë me vlerë të lartë neto.
Babai i këngëtares Besniku thuhet se ka qenë dëshmitar i dokumentit të hipotekës i cili u nënshkrua të premten, sipas dokumenteve të paraqitura në Company House.
Sipas The Sun, shitësi i shtëpisë kishte thënë më parë: “Njerëzit besojnë se ata dëgjojnë gjëra të çuditshme këtu natën”. /Insajderi.com