Rita Ora si princeshë në “ARIA Awards”

Rita Ora si princeshë në “ARIA Awards”

Rita Ora është një prej personaliteteve e famshëm që mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit “ARIA Awards” në  Sidney të  Australisë .

Biondina që ditë më parë mbushi plotë 28 vjet kishte të veshur një fustan ngjyrë lejla të frymëzuar nga princesha.

28-vjeçarja shkëlqeu me elegancën e saj gjatë parakalimit në tepihun e kuq të një prej netëve më të rëndësishme në industrinë muzikore të Australisë, shkruan Kultplus.

Gjatë ceremonisë ajo performoi disa prej këngëve që ka realizuar së fundmi, pjesë  e albumit   “Phoenix” që  ka nxjerrë para pak kohë.