Rita Ora takohet me Princin Harry: “Ishte shumë modest”

Rita Ora takohet me Princin Harry: “Ishte shumë modest”

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka qenë e ftuar mbrëmjen e djeshme në një koncert të organizuar nga Princ Harry në Britani. Koncerti ishte organizuar nga ana e tij për bamirësi dhe Rita ishte e ftuara e nderit.

Ata madje janë fotografuar bashkë dhe nëna e Ritës, Vera, ka treguar publikisht përshtypjet që krijoji për Princin.

Vera ka publikuar disa foto ku shihet duke folur me Harryn dhe një tjetër ku Rita shihet duke u përqafuar me të, pranë saj ka shkruar: “Ai ishte aq modest në koncertin e tij sa që tha: Nuk do të harxhoj shumë nga koha juaj. E kuptoj që jeni këtu për të parë Riten dhe jo mua, sidomos ju në fillim”, ka shkruar Vera.