Këngëtarja dhe aktorja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është përzgjedhur të jetë pjesë e jurisë në “The Voice Australia”, njofton Insajderi
Spektakli i famshëm i telenteve në Australi ka nisur këto ditë xhirimet, ku artistja me prejardhje nga Kosova është në mesin e emrave të njohur: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.
Në disa fotgrafi të publikuara që janë realizuar gjatë prapaskenave të spotit reklamues “The Voice Australia”, Rita shihet me një fustan plotë shkëlqim ngjyrë blu.
Rita për, The Daily Telegraph, theksoi se “Unë jam vërtet mirënjohëse që jam ftuar këtu për të qenë pjesë e ‘The Voice’ këtë vit. Mezi pres të jem në gjendje të mentoroj talentin mahnitës”.
Këngëtarja ndodhet në Sydney bashkë me motrën e saj, Elenën, duke u marë me promovimin e albumit të ri të Ritës të quajtur, “Bang”./Insajderi.com