Rita Ora thotë se kjo gjë i shpëtoi jetën

Rita Ora thotë se kjo gjë i shpëtoi jetën

Rita Ora momentalisht po qëndron në Australi për të ushtruar detyrën e saj si gjyqtare në spektaklin e talenteve “The Voice”, njofton Insajderi.

Atje, këngëtarja ka bërë paraqitje të shpeshta televizive, duke performuar për shumë shfaqje australiane.

Në një intervistë, ajo u shpreh se muzika ishte ajo që i shpëtoi jetën në shumë mënyra.

“Muzika më shpëtoi jetën”, tha Rita për kohën kur po punonte në këngën e vitit 2018, “Let You Love Me”.

Për këngën ajo tha se ishte “momenti më kulminant” i jetës së saj. /Insajderi.com