Rita Ora thyen rrjetin me fotot e fundit në bikini

Rita Ora thyen rrjetin me fotot e fundit në bikini

Këngëtarja Rita Ora duket se po thyen përsëri pritshmëritë teksa ka publikuar një seri fotosh e videosh provokuese në llogarinë e saj në Instagram.

Duke shijuar disa pushime nga axhenda e saj e ngjeshur Rita, e cila kohët e fundit ka luajtur në serialin britanik The Masked Singer, shihet teksa spërkatet në pishinën e saj dhe më pas tregon format e tonifikuara duke u ngrohur në diellin e dimrit.

Duke qeshur me një shoqe, Rita thotë me shaka se është e vështirë të jhesh seksi.

“Ky është për të gjithë ndjekësit e mi”, thotë Rita duke fërkuar trupin e saj.

Ajo është aktualisht duke punuar për albumin e saj të tretë dhe ka premtuar se nuk do të lërë fansat e saj të presin shumë si për të dytin, pas albumit debutues në 2012.