Këngëtarja me prejardhje shqiptare tregon me krenari rrënjët e saj
Në pritje të publikimit të albumit të saj të dytë, Rita Ora, ka dhënë një intervistë për “Stylist Magazinë”.
Rita Ora kurrë nuk ka ngurruar të tregoj për rrënjët e saja shqiptare sa herë që i është dhënë mundësia asaj.
Ajo ka folur edhe për prejardhjen duke thënë se ndihet krenare si rikujtuar koncertin madhështor në Prishtinë.
“Nuk kam pothuajse asnjë fjalë për të shprehur sa jam krenare për trashëgiminë time. Kam pasur në fillim të këtij viti një performancë fantastike më dhjetë vjetorin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës dhe kjo ishte një eksperiencë e pabesueshme jo vetëm për mua, por edhe për familjen time”, tha Rita.
Ajo më tutje i është përgjigjur pyetjes nëse di të flas ndonjë fjalë në gjuhën shqipe, “Po, kjo është tejet e rëndësishme dhe duhet ta vazhdojmë”.
Ndryshe, Rita është në fazën e fundit të planifikimit të numrit të madh të koncerteve që do t’i mbajë me rastin e promovimit të albumit më të ri muzikor.
Kujtojmë se albumi do të përmbajë 16 këngë, ku disa prej tyre tashmë janë dëgjuar dhe ka marrë komente pozitive.