Rita Orës i pëlqen pitja

Rita Orës i pëlqen pitja

Këngëtarja kosovare Rita Ora, duket se është e fiksuar pas ushqimeve tradicionale. Së fundmi ajo ka publikuar një foto në InstaStory, ku shihet një pite e gatuar nga nëna e saj.

Rita Ora ka treguar se nëna e saj e ka mësuar që ajo ta dojë vendin dhe disa prej gatimeve të njohura.

“Në shtëpi me nënën Vera Ora, pite”, shkruhet në mbishkrimin e kësaj fotoje. Edhe gjatë vizitës së saj në Kosovë, Ora pati thënë se ajo i ka qejf ushqimet tradicionale.