
Blac Chyna ka thënë që nuk është duke marrë ndonjë mbështetje për fëmijën e saj, vajzën e saj të quajtur Dream.
Modelja i shokoi të gjithë gjatë një paraqitje SiriusXM’s HipHop Nation kur tregoi që ajo kujdeset si nënë e vetme për fëmijët e saj, pa asnjë ndihmë financiare nga babai i fëmijës, shkruan Insajderi.
“Pika ime më e fortë? Mendoj vetëm fakti që kujdesem për fëmijët e mi si një nënë e vetmr, është pika ime më e fortë”, tha Chyna.
Blac Chyna poashtu në mënyrë indirekte akuzoi reperin Tyga, i cili poashtu nuk është duke e mbështetur financiarisht fëmijën që ka me të, djalin King Cairo.
“Unë nuk marr mbështje financiare për asnjërin prej fëmijëve të mi”, kishte thënë Chyna./Insajderi.com