Robert Berisha beson se ilaçet që ka marrë në të kaluarën e mbrojtën nga COVID-19

Robert Berisha beson se ilaçet që ka marrë në të kaluarën e mbrojtën nga COVID-19

Me kaq shumë udhëtime, takime pune për emisionin e ri që po nisë, Robert Berishës i është dashur që të tregohet ekstra i kujdesshëm, që të mbrohej nga Coronavirusi.

Deri më tani, moderatori i ardhshëm thotë se nuk ka rezultuar asnjëherë pozitiv me virusin, por duket se ai ia atribuon një recete te veçantë ilaçesh që i ka përdorur për kordat e zërit.

I ftuar së fundmi në “Rudina” në TV Klan, para një viti, siç rrëfeu këngëtari, ka pasur probleme me kordat e zërit dhe ka përdorur Dexason dhe Gentamicinë, ilaçe të cilat tani përdoren edhe për trajtimin e Covid-19, njofton Insajderi.

“Që kur kam filluar palestrën, para 10 viteve, dhe trajneri im personal më ka sugjeruar të konsumoj vitaminë C, magnez, kalcium dhe nuk i kam ndërprerë asnjëherë. Kam pasur probleme dhe me kordat e zërit dhe kam përdorur Dexason dhe Gentamicinë. Tash disa mjekë anglezë kanë thënë që kush ka përdorur Dexason dhe Gentamicinë është shumë e mirë, sepse tani po i përdorin dhe për trajtimin e Covid-19”,- tha Roberti duke shtuar se gjatë kësaj periudhe ka qenë edhe i kujdesshëm.

Por këngëtari nuk mohon as faktin se ai ka treguar edhe shumë kujdes sa i përket ekspozimit ndaj virusit.

“Ndoshta këto më kanë ndihmuar, por edhe kam pasur shumë kujdes. Që tre muaj në Kosovë, pas orës 22:30 nuk lejohet më qarkullimi dhe mbyllet gjithçka. Dënimi është 200 euro. Në Kosovë gjobitesh edhe nëse je pa maskë, edhe në makinë, nëse s’ke maskë, gjobitesh”.

Rikujtojmë se Robert Berisha shumë shpejtë do të nisë një emision të ri – i pari për të – në Klan Kosova, që mban titullin “Robi plaket kur do vetë”. /Insajderi.com