Robert Berisha flet për herë të parë për djalin e vogël të Tunës dhe Patrisit

Robert Berisha flet për herë të parë për djalin e vogël të Tunës dhe Patrisit

Këngëtari Robert Berisha është emër shumë i përfolura në media rozë për jeten e tij, pasi që ai nuk heziton ta ndaj me publikun, shkruan Insajderi.

Ai së fundi në një interviste ka folur gjatë për karrierën e tij, jetën personale dhe nuk la pa përmendur nipin e vogël, Zenin, djalin e Patris Berishës dhe Tuna Sejdi.

Sa i përket jetës së tij private, Roberti tha se vazhdon të jetë beqar.

“Të marrin, të kapin për qafe (vajzat), në gjeneratën tonë nuk ka ndodhur kështu. Duke marrë parasysh se janë shumë goca të reja. Mundem me qenë edhe babai i tyre…(qesh). Jam single, jam magnet i thashethemeve. Nuk kam kohë jam duke u marrë me punë dhe gocën tërë ditën, pastaj xhirimet e emisionit, tani filluan edhe koncertet dhe nuk dua me marrë qafë askënd se jam i parehatshëm”, tha fillimisht ai.

Ai më tej, ka bërë shaka duke thënë së gocat duhet pasur kujdes kur i afrohen atij.

Goca keni kujdes, mos u afroni shumë afër, ndonjë foto, më shumë ….(qesh) ndoshta do të qetësohem kur të rritem, sepse tani në lule të rinisë….Më vonë ndoshta. Për momentin po e shijoj”, tha ai.

Roberti foli për herë të parë edhe për nipin, djalin e Tunës dhe Patrisit.

“Nuk jemi takuar, Patrisi ishte me pushime në Turqi. Më kishte dërguar një foto, më tha sa të ngjan. Është shumë i mirë”, tha ai.

Kujtojmë se Roberti ka qenë i martuar me këngetarën, Nora Istrefi dhe kanë një vajzë./Insajderi.com