Robert Berisha: Kam qenë shumë keq, i lutesha zotit të më ndihmonte

Robert Berisha: Kam qenë shumë keq, i lutesha zotit të më ndihmonte

Këngëtari i njohur, Robert Berisha, është një nga personazhet e njohur, i cili është gjithmonë i hapur në intervistat që jep.

E kështu ka qenë edhe gjatë një interviste për “Prive”, ku ka rrëfyer një episod që nuk e kishte thënë më parë.

Roberti ka treguar se shëndeti jo gjithmonë ka qenë në anën e tij. Jo pak herë ai ka patur raste që kordat e zërit i ka pasur të sëmura.

Madje ka patur raste që nuk e ka ditur nëse do të mund të vazhdonte një koncert.

“Kam qenë shumë keq me kordat e zërit. I lutesha zotit të më ndihmonte. Thosha vetëm edhe sonte pastaj do të pushoj e do të ushqehem mirë. Ky ka qenë problem kryesor i karrierës time. Kam qenë shumë keq me shëndet. Pasi i kreva koncertet ashtu veprova, e majta premtimin dhe pushova”, ka treguar këngëtari.