fbpx

Robert Berisha në pushime me të dashuren e re

Robert Berisha në pushime me të dashuren e re

Robert Berisha ka qenë në qendër të vëmendjes në mediat rozë për shkak të ndarjes së tij me Norën.

Pas gjithë kësaj, angazhimeve në muzikë dhe shumë koncerteve kudo ku ka shqiptarë, Roberti ka rezervuar pak ditë për veten.

Këngëtari ka marrë rrugë drejt bregdetit turk dhe jo vetëm. Ai është i shoqëruar nga një vajzë e cila sipas të gjitha gjasave është e dashura e tij e re.

Prive.al ka arritur të sigurojë ekskluzivisht fotografi të tij vetë i dyti të cilat mund t’i shihni më poshtë.

Sakaq, identiteti i vajzës misterioze ende nuk dihet por lokacioni që çifti ka zgjedhur për pushime është Adam&Eve – njëri prej hoteleve më romantike e intime në Turqi, i preferuar shumë nga çiftet dhe ku nuk lejohen personat nën 18 vjeç.