Robert Berisha: Nuk do të bashkëpunoja kurrë me këto 4 këngëtare

Robert Berisha: Nuk do të bashkëpunoja kurrë me këto 4 këngëtare

Robert Berisha njihet si një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë të showbiz-it shqiptar.  Ai është ndër personat e rrallë të publikut që nëse i drejton një pyetje asnjëherë nuk i bën bisht por përgjigjet ashtu siç jo çdokush e bën.

Ditën e sotme ai ka qenë i ftuar në emisionin “Trokit” në InTv.  Moderatori Ermal Peçi e ka pyetur këngëtarin se me cilat kolege të tij nuk do të bashkëpunonte asnjëherë.

VIDEO

Roberti nuk hezitoi të përgjigjej me emra konkretë dhe dha 4 emra këngëtaresh.

Ai nuk do të bashkëpunonte kurrë me Tunën, Kidën, Taynan dhe Remzie Osmanin.

Le të themi se emri i Tunës nuk ishte aspak surprizë, duke marrë parasysh gjithë debatin e zhvilluar mes tyre i cili duket se nuk ka për t’u shuar ndonjvherë. Tre emrat e tjerë në fakt ishin të papritur nga ana e Robertit.

Moderatori e ka ngacmuar pak më tej Robertin për një bashkëpunim të mundshëm me Tunën, nëse “sikur” do të ndodhte, si do ishte.

“Klipin mund ta imagjinoj. Unë duke zënë peshk diku, në pjesën e refrenit.”,- u shpreh Roberti.

VIDEO

Tuna 

Kida

Tayna 

Remzie Osmani