Robert Berisha po realizon ëndrrën e tij – një emision i mbrëmjes së vonë

Robert Berisha po realizon ëndrrën e tij – një emision i mbrëmjes së vonë

Robert Berisha filloi karrierën si muzicient, më pas u kyç në industrinë e muzikës si këngëtar, e gjatë periudhës së vetë izolimit provoi veten edhe në argëtim, duke publikuar video qesharake për të argëtuar ndjekësit e tij, njofton Insajderi.

Ndoshta ishte ky momenti i eurekës për Robertin, sepse ai po mendon të bëhet një shoëman. Të paktën këtë e zbuloi në një intervistë të fundit për emisionin Prive, në Klan Kosova.

Këngëtari gati një muaj më vonë, zbuloi se përgatitjet janë drejt fundit dhe se emisioni do të nisë shumë shpejt.

Emisioni i tij do të mbajë titullin “Robi plaket kur don vet” – këtu një referencë për veten – dhe do të shfaqet në Klan Kosova.

Çfarë kishte thënë më herët artisti?

Ai beson në aftësitë e tij dhe e di se do të ketë sukses me një emision të natës së vonë à la David Letterman, Conan O’Brien, e të tillë  – me një ekstra aset që ai ka, këndimin dhe pianon.

“Mendoj se nëse arrijë të realizojë atë show-in tim, ka me qenë pak më ndryshe se çfarë kemi pa në Kosovë e Shqipëri. Duke e marrë parasysh që ekzekutoj në piano, këndoj dhe kam një sens humori, do të jetë pak më ndryshe”, thotë ai.

Tek të ftuarit ai thotë se theksin nuk do ta kenë të famshmit tanë, por edhe njerëzit e fushave të ndryshme dhe njerëzit e zakonshëm. /Insajderi.com