Robert Berisha rrëfen nëse ka shpresë për ribashkim me Norën

Robert Berisha rrëfen nëse ka shpresë për ribashkim me Norën

Robert Berisha ka folur sërish për Nora Istrefin.

Robert Berisha ka qenë i ftuar në emisionin “3 shat”, ku foli për jetën e tij private pas ndarjes nga Nora Istrefi dhe shpresat për një ribashkim me këngëtaren. I pyetur nga Bora Zemani nëse e mban mend puthjen e fundit romantike që i dhuroi Norës, Roberti u shpreh se edhe sot e kësaj dite që janë shokë, nuk mungojnë puthjet.

“Si puthje edhe pse jemi shokë dhe jemi prindër të Rene, nuk mungojnë, por puthjen e fundit romantike, s’e mbaj mend”.

“Unë jam një prej atyre tipave që jap shpesh puthje dhe i kam dhënë shpesh puthje, si fëmijë, jam njeri shumë i dashur”, u shpreh ai.

Por a ka shpresë për ribashkim mes Robertit dhe Norës?

Roberti tha se ka shpresë dhe se marrëdhënia e tyre nuk konsiderohet asnjëherë e mbyllur përfundimisht.

“Nuk i dihet jetës. Nuk është asnjëherë e mbyllur përfundimisht, sa i përket meje asnjëherë”, u shpreh këngëtari.