Robert Berisha shpërfaq racizmin: Nuk kemi pasur kurrë, si zezakët e shkretë

Robert Berisha shpërfaq racizmin: Nuk kemi pasur kurrë, si zezakët e shkretë

Robert Berisha, i njohur për natyrën e drejtpërdrejtë, i ka krahasuar këngëtarët shqiptarë me ato zezakë. Artisti e shprehu mendimin e tij në emisionin “Trokit”, pasi u pyet për maninë e këngëtarëve që tregojnë shumat e mëdha të parave që marrin në koncerte.

“Nuk e di, ndoshta ngaqë nuk kemi pasur kurrë, si zezakët. Reperë me ato zinxhirë që kurrë s’i kanë pasur…të shkretët nuk ngopen”– tha Roberti, duke treguar kështu edhe anën e tij raciste.

Berisha shtoi më tej se gjithësecili duhet të punojë me profesionalitet dhe të mos interesohet për suksesin apo dështimin e kolegut.