Është spekular mjaft shumë se pse Nora Istrefi nuk e mbështet Robertin në eventin e vallëzimit.
Robert Berisha ka zgjedhur ta sqarojë njëherë e mirë këtë situatë, ku në një intervistë për “Class” tregon se Nora në fakt e ndjek gjithmonë spektaklin e kërcimit. Mirëpo, “Instagram-i” për këngëtaren nuk është asgjë tjetër veçse biznes, prandaj kjo është arsyeja që nuk publikon shumë foto të familjes.
“Nora e sheh garën e tij në DWM, e përcjell, por nuk më poston mua, nuk e poston Renen, as nuk poston dikë tjetër që nuk ka të bëjë me biznesin e saj. Ajo, Instagramin e ka thjesht për biznes”, – tha Roberti.
Pra, Nora e ka “Instagram-in” vetëm për të ‘ushqyer’ fansat me projektet e saj më të fundit në muzikë, jo për jetën private.