Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku po i japin një tjetër shans fejesës së tyre

Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku po i japin një tjetër shans fejesës së tyre

Për një ndarje mes çiftit të fejuar, modeles Heidi Lushtaku dhe bokserit Haxhi “Robin” Kraniqi, u përfol në vitin 2019, ishte modelja ajo që në prill të këtij viti, konfirmoi ndarjen e tyre.

Çifti i kishin dhënë fund lidhjes së tyre 4-vjeçare, disa muaj më parë që kur Lushtaku e kishte konfirmuar në prill.

“Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme. Nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë”, kishte shkruar ajo mes tjerash.

Por burime për “Prive”, zbuluan se çifti kanë ri-nisur lidhjen e tyre, por që njëherë duan ta qëndrojnë larg syve të publikut.

Madje së fundmi, kur Kransniqi triumfoi si kampion bote në boks, modelja e kishte uruar me disa postime në llogarinë e saj në Instagram, duke e quajtuar atë kampion. /Insajderi.com