Boksieri, tani edhe kampion bote, Robin Krasniqi gjatë mbrëmjes së djeshme ishte i ftuar në “Shiko kush Luan” me Luana Vjollcën, njofton Insajderi.
Për një ndarje mes çiftit të fejuar, modeles Heidi Lushtaku dhe boksierit u përfol në vitin 2019 dhe ishte modelja ajo që në prill të këtij viti, konfirmoi ndarjen e tyre, me një shkrim në llogarinë e saj në Instagram.
Rreth një muaji më parë burime për “Prive”, zbuluan se çifti kanë ri-nisur lidhjen e tyre, por që njëherë duan ta qëndrojnë larg syve të publikut.
Këtë e konfirmoi edhe boksieri me përgjigjet e tij në spektaklin e lojërave në Top Channel.
Duke u bërë pjesë e sfidës “Ndaje ose kovën”, ai do duhej të përgjigjej në një pyetje ose në rastin e kundërt, do duhej t’i hidhte një kovë vetes të mbushur me qumësht.
“Robin, ke qenë në një lidhje dashurie me modelen Heidi Lushtaku. Mediat kanë aluduar për një rikthim tuajin sëbashku. Ndaj sot duam të dimë a jeni apo jo në lidhje me Heidin. Ndaje me ne sot ose kovën…”, i bën pyetjen Florjan Binaj, dhe boksieri zgjedhë të përgjigjet.
“Si çdo njoni që ka patur problem në lidhje edhe ne kemi pas, sidomos kohën e fundit, por nuk ka përfunduar çdo sen”, thotë ai.
Për më tepër, në të përgatitur enkas për të, “Kampion në boks dhe në jetë”, ai pohoi se çifti kanë pasur edhe plane për martesë, po që si çdo gjë edhe këtë plan e ka shtyrë në një datë të pacaktuar pandemia. /Insajderi.com
View this post on Instagram