Rokeri amerikan pohon se vitin e kaluar pinte ‘shtatë litra’ vodkë në ditë

Bateristi i famshëm i Motley Crue thotë se ai pinte nga mërzia.

Rokeri amerikan pohon se vitin e kaluar pinte ‘shtatë litra’ vodkë në ditë

Tommy Lee, së fundmi deklaroi se në vitin e kaluar ai konsumonte më shumë se shtatë litra vodkë në ditë, njofton Insajderi.

Muzicienti ndau përherë të parë këtë detaj të jetës së tij në një video-telefonatë me Yahoo Entertainment.

“Nuk e vërejta deri kah fundi i vitit, dhe thashë me vete: ‘Duhet të ndalem’”, tha ai në intervistë. “Pija thjesht sepse isha i mërzitur”.

“Zgjohesha në mëngjes dhe filloja të pija gjatë gjithë ditës – e gjitha ishte vodkë me ca pika lëng boronice ose limonadë. Po pija shtatë litra, jo mililitra por litra – në një ditë të vetme”, vazhdoi Lee.

Doza vdekjeprurëse e alkoolit për një person që peshon 59 kilogramë është një litër raki sipas Alcohol.org.nz.

Helmimi nga alkooli mund të ndikohet nga madhësia, pesha, niveli i tolerancës shëndetësore dhe shkalla e konsumit të një personi në një periudhë të caktuar kohe, sipas qendrës mjekësore jofitimprurëse Mayo Clinic.

Lee, 58 vjeçar, e pranoi se ishte një mrekulli që i mbijetoi periudhës së tij të pirjes së rëndë pa probleme shëndetësore në intervistën e tij me Yahoo.

“Bëra një kontrollë shëndetësore të përgjithshme, dhe doktori më tha: ‘Nuk e di si është puna me ty por mëlqia jote është në gjendje të mirë. Super e shëndetshme”, tha Lee për intervistën.

“Për shumicën e njerëzve, ju e dini, do të shkatërronte disa organe në trupin e tyre, por gjithsesi kjo nuk është e rëndësishme. Ajo që ka rëndësi është që e kuptova që kjo sasi alkooli mund të më vriste”.

Ndër të tjerash, rokeri ndau se në 2 javët e ardhshme ai mbush një vit që ka hequr dorë nga alkooli. /Insajderi.com

Burimi: Fox News