Romanca e aktorit të njohur zgjati veç pesë muaj

Romanca e aktorit të njohur zgjati veç pesë muaj

Aktori që u bë i njohur së pari herë në filmin “High School Musical”, Zac Efron është ndarë nga e dashura e tij Vannesa Valladares, njofton Insajderi.

Një burim për të përditshmen “The Sun” ka thënë: “Zac dhe Vanessa dukeshin shumë të dashuruar. Ata ishin të magjepsur nga njëri tjetri”.

“Zac kishte marrë me qira një shtëpi në Byron Bay dhe që nga shtatori Vanessa po jeton me të aty”, shtoi më tej burimi.

“Kur ai vendosi të qëndronte në Australi për më gjatë, ai sugjeroi që ata të blinin shtëpinë e tyre të parë”.

“Ata po shihnin disa vende, por fatkeqësisht fati nuk ishte në anën e tyre”.

Aktori së fundmi u zhvendos nga Byron Bay në Adelaide që të niste xhirimet për filmin e tij të ri, që e detyron atë të karantinohet si shkak i pandemisë, që do të thotë ai nuk mund të vizitojë të dashurën e tij.

Kjo distancë ka qenë e rëndë për çiftin, dhe si përfundim i shtyu ata t’i jepnin fund lidhjes. /Insajderi.com