Romanca sekrete e Macaulay Culkin me Mila Kunis

Romanca sekrete e Macaulay Culkin me Mila Kunis

Macaulay Culkin dhe Mila Kunis ishin në një romancë sekrete për një dekadë, prej vitit 2002 deri në 2011.

Ata u ndanë në kohë kur ai kishte vendosur të linte aktrimin, ndërsa Mila po arrinte kulmin e famës së saj, raporton Mirror, shkruan Insajderi.

Ata nisën të takohen kur ajo ishte 18 vjeç dhe ai 21. Në atë kohë ata pothuajse nuk flisnin fare për lidhjen e tyre, për shkak të famës së tij tepër të madhe.

Mila tregon se ajo nuk mund të ecte e qetë me të dashurinë e saj në rrugë pa u përcjellur nga vajza adhuruese që thërrasin emrin e tij duke bërtitur.

“Ai kishte një lloj tërheqje të çuditshme, adhuruesit bërtisnin kur e shihnin. Nuk dinin si të reagonin. Nuk ishte një reagim normal ndaj një të famshmi. Ata reagonin në një mënyrë abnormale.”

Ajo tregoi se takimi me Macaulay i kishte dhënë formë jetës së saj. Ata ishin rritur së bashku.

Ata u ndanë në vitin 2011 kur Mila ishte duke promovuar “Black Swan”. Mila kishte treguar që ajo kishte qenë arsyeja e ndarjes dhe se i vinte keq, mirëpo ajo nuk ka treguar se çfarë kishte ndodhur.

Mila filloi të takohej me Ashton Kutcher vitin e ardhshëm mirëpo ajo mohon të ketë tradhtuar Macaulay./Insajderi.com