Që një vit, Rona Nishliu i gëzohet epiteti të saj si nënë me ardhjen në jetë të vogëlushes me emrin Noa.
Ajo po festo ditëlindjen e saj të parë, dhe Rona nuk kishte si të mos i kushtonte fjalët më të bukura të voglës së saj, njofton Insajderi.
Këngëtarja ka ndarë tre foto në llogarinë e saj në Instagram, nga momenti kur pritjes së ëmbël po i vinte fundi, e deri tek pozat e vogëlushes për datëlindjen e parë, ku shkruan:
“Noa jetë e vogël, e madhe!
9 muaj mezi të pritëm dhe kur të pamë ti ishe trilion fishi i asaj që ne kishim imagjinuar për ty. Zemra rreh çdo ditë e më fort, se ti zbukuron çdo sekondë të jetëve tona, vetëm me një buzëqeshje e me 4 kicat e tu të bukur e të bardhë! Noa, ti je pauza më e bukur e qetësisë dhe piskama më e fortë e dashurisë… Ky po që ishte viti më i bukur i jetës sime e kushedi sa të mrekullueshëm do të jenë të tjerat që do vijnë pas. Gëzuar ditëlindjen oj gëzime, fytyra jote ndriçoftë përnatë si hanë e rrezatoftë përditë si diell. U rritsh me gëzime e shëndet, plot gjallëri, kuriozitet për planetin dhe paç shumë shoqe e shokë. Të duam Noa jonë.”
Fotografitë e përbashkëta më vogëlushen Noa janë të shpeshta në llogarinë e këngëtares, e cila ka zgjedhur të distancohet për ca kohë nga skena e muzikës. /Insajderi.com