Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, kanë dhuruar të holla për të ndihmuar në financimin e trajtimit të kancerit të një fëmije, transmeton Insajderi.
Shtatë vjeçari portugez Tomas, u diagnostikua me neuroblastomë të rrallë të kancerit në shtator të vitit 2019.
Pasi pësoi një rikthim të kësaj sëmundje në tetor të vitit të kaluar, prindërit e Tomas apeluan për të grumbulluar fonde për operacionin e djalit të tyre.
Dhe kështu Cristiano dhe Georgina duket se janë shfaqur në momentin e duhur.
Një mesazh, i ndarë nga motra e Georginas, Ivana, konfirmoi përfshirjen e çiftit në këtë.
“Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën, solidaritetin dhe zemrën e madhe. Faleminderit pafund për të na ndihmuar në mënyrë që Tomas të ketë qasje në trajtim”, thuhet në postimin e ndarë në rrjete sociale.
Shtatë vjeçari tani është regjistruar në Spitalin D’Hebron në Barcelonë për analiza dhe konsulta onkologjike.
Futbollisti Ronaldo, nuk është i huaj kur bëhet fjalë për donacionet bamirëse.
Marsin e kaluar, teksa filloi pandemia e COVID-19, Ronaldo dhuroi një milion funta për të ndihmuar spitalet në luftën e tyre kundër virusit.
Ai gjithashtu është ambasador i ‘Save the Children’, ‘Unicef’ dhe ‘World Vision’. /Insajderi.com