
Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë emër shumë i përfolur në mediat ndërkombëtarë.
Çdo lëvizje e tyre merr vëmendje të madhe nga personat që i ndjekin ata.
Ata së fundi kanë marrë vëmendjen me postimin e tyre në rrjetet sociale.
Superylli i futbollit dhe modelja e bukur kishin veshur veshje të bardha duke u përputhur në dukjen e tyre.
Ndërkaq, 36-vjeçari i është referuar të dashurës së tij 27 vjeçare me fjalët: “Mbretëresha ime e bukur”.
Dy ditë pas postimit, fotografia ka marrë 12.5 milionë pëlqime në profilin e Ronaldos në Instagram dhe mbi 2.2 milionë të tjera në profilin e Georginas./Insajderi.com