Ronela Hajati publikon fotografi pa makijazh – Çfarë ndryshimi!

Ronela Hajati publikon fotografi pa makijazh – Çfarë ndryshimi!

Ronela Hajati është njëra nga këngëtaret që po pëlqehet mjaft shumë për prurjet muzikore që ka sjellë deri më tani për fansat e saj.

“Lage” titullohet projekti i fundit që ka publikuar gjatë muajit të kaluar, i cili në platformën YouTube ka mbledhur dy milionë shikime.

Mirëpo, këngëtarja shqiptare nuk heziton që edhe në rrjetet sociale të publikojë imazhe dhe video të njëpasnjëshme, për të cilat merr komente të llojllojshme.

Në imazhet e fundit që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj Instagram, ajo vjen mjaft atraktive teksa guxon të tregojë dukjen e saj natyrale.

Bashkë me të është edhe një nga mikeshat e saj të ngushta, e cila përkujdeset gjithnjë për dukjen e artistes në videoklipe.

Ndryshe, gjatë këtyre muajve Hajati ka publikuar pesë projekte të reja, dy prej të cilave janë bashkëpunim me reperin Don Phenom.