
Përgjatë gjithë vitit 2020, Ronela Hajati u distancua nga muzika, por në intervista paralajmëronte se ajo ndërkohë po punon më shumë se asnjëherë, njofton Insajderi.
Para disa javësh, këngëtarja paralajmëroi edhe albumin e saj të ri, që vjen si rezultat i shumë viteve punë, e sidomos punës intensive gjatë bllokimit të pandemisë.
Kënga e parë, që shënon edhe rikthimin në muzikë të Ronelës pas një mungese gati 1-vjeçare, mban titullin “Prologue”.
Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më herët, Ronela është kujdesur vetë si për muzikën po ashtu edhe për tekstin e këngës.
Pas kësaj kënge, Ronela ka paralajmëruar se do të publikojë “Shumë i mirë” në 10 prill dhe “Aventura” në 1 maj./Insajderi.com