Ronela Hajati rikthehet me album të ri

Ronela Hajati rikthehet me album të ri

Artistja e njohur Ronela Hajati për pothuajse një vit të tërë nuk ka qenë aktive në botën e muzikës.

Ndonëse shkak mund të jetë pandemia COVID-19, por edhe për arsye personale të këngëtares.

Mirëpo, një postim në rrjetin social Instagram, Ronela ka bërë të ditur se me datën 15 mars do të lansojë albumin e titulluar, ”Rron”.

Titulli i këtij albumi ka ardhur nga emri i artistes, “Rron-Ela”, pasi që gjërat rrojnë edhe pasi ikim.

“RRON” nga RRON- ELA … Kuptimi i emrit tim, që ma ka vendosur babai im! Që edhe pasi të ikim të rrojnë gjërat që lëmë pas…
” RRON” do jetë një album visual që vjen pas 20 vitesh karriere, muzike, piano dhe çdo ditë qe ja kam dedikuar asaj. “RRON” do te kete 10 kenge te gjitha te shoqeruara me video ne dy pjese me 5 kenge
“RRON” do te kete dhimbje,hakmarrje,pasion,seks,aventure,qejf,telefonata,mall,aheng por mbi te gjitha do te kete dashuri! Dashuri per te gjithe ju qe me keni dhene duke me shtuar forcat per ti mbijetuar nje tregu sa kaotik dhe te veshtire dhe po aq te parezistueshem per mua! Kenga e pare “PROLOGUE” qe eshte dhe Intro e albumit do te publikohet ne 15 Mars … Nje kenge qe shpreh dualizimin e personaliteteve dhe luften me veten per te mos pranuar asnjehere humbjen. Kenga e dyte “Shume i mire” publikohet ne 10 Prill dhe kenga e trete ” Aventura” publikohet ne 1 Maj … Ne fund te majit dhe fillim Qershori dalin dhe dy kenge te tjera qe do jene bashkepunime. Me pas pjesa e dyte fillon ne Shtator duke mos perjashtuar daljen e ndonje kenge tjeter jashte albumit. Kam punuar me gjithe shpirt dhe jam e sigurt qe do kete materiale per cdo grupmoshe,per cdo shije . Ne kete album jam kantautore! Te gjitha textet dhe muzika jane te miat por nuk mund te le pa falenderuar te gjithe studiot qe punoj e qe me kane dhene nje ndihmese teper te madhe duke ma lehtesuar dhe zbukuruar punen!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial)

Ronela përndryshe është ndër artistet që ka famë të bollshme në estradën shqiptare, duke u konsideruar si ndër më të dëgjuarat.