Pas “Aventura”, e cila u lansua rreth tri javë më parë e që u pëlqye mjaft shumë, Ronela Hajati është në përgatitje të një projekti të ri muzikor. Por, kësaj radhe, artistja nga Shqipëria do të vijë me bashkëpunim, njofton Insajderi.
Së shpejti do të lansohet kënga “Alo” që është në bashkëpunim me artistin nga Kosova, Vig Poppa.
Lajmin e bënë të ditur vetë artistët me postime në llogaritë e tyre në rrjete sociale.
Kënga do të lansohet me 20 qershor dhe do të jetë e shoqëruar me videoklip. /Insajderi.com
View this post on Instagram