Ronela ‘harron’ Zerkën- Fotografohet në krahët e personazhit të njohur shqiptar

Ronela ‘harron’ Zerkën- Fotografohet në krahët e personazhit të njohur shqiptar

Ronela Hajati vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të komentuara në media, jo vetëm për hitet e njëpasnjëshme, por edhe jetën private e lidhjen me Young Zerka.

Ditët e fundit Ronela e ka harruar paksa Zerkën për të shijuar pushimet në Amerikë.

 

 

Atje Ronela është fotografuar me balerinin e njohur Jurgen Bala dhe në foton e fundit të dy shfaqen të përqafuar teksa pozojnë në New York.

Ronela dhe Jurgeni janë miq shumë të ngushtë dhe këtë e vërteton edhe përshkrimi që ai i ka bërë fotos: “Ka miq që bëhen familje”.

Kujtojmë se Ronela dhe Zerka i kaluan pushimet bashkë këtë verë.