Vetëm gjashtë ditë pasi publikoi projektin më të ri muzikor, Ronela Hajati, ka filluar me përgatitjen për një këngë të rradhës.
Derisa dëgjohet “Aventura” më e fundit nga bukuroshja e cila po pëlqehet mjaft shumë nga publiku, erdhi me lajmin e gëzueshëm.
31 vjeçarja ka paralajmëruar klipin e ri përmes një videoje në llogarinë e saj në Instagram.
Artistja ka ndarë pjesë nga xhirimet e videoklipit ku ka zbuluar se do të jetë dhe bashkëpunim.
“Përshëndetje të gjithëve, a e keni dëgjuar këngën time të re? Ndërkohë që ju do dëgjoni ‘Aventura’ deri sa mos ta duroni dot më, ne po bëhemi gati për klipin e radhës nga albumi ‘Rron’ “.
Hajati zbuloi se kënga e katërt e albumit do të jetë e titulluar “Alo alo”, kjo që po pregaditë tani e cila do të lansoohet në qershor të këtij viti, e po që do të jetë një hit pranveror /Insajderi.com
View this post on Instagram