Ronela publikon video ku ishte aq e dehur sa s’mbante mend as emrin

Ronela publikon video ku ishte aq e dehur sa s’mbante mend as emrin

Këtë javë shumë të famshëm realizuan një sfidë në Instagram të quajtur “Showme a picture of”. Sipas rregullave të sfidës, ai që e realizon do të duhet t’u përgjigjet kërkesave të ndjekësve për të postuar një fotografi që ata kërkojnë, njofton Insajderi.

Edhe Ronela Hajati bëri të njëjtën sfidë duke ndarë shumë fotografi që nuk i kishim parë më herët. Ndërsa, kur një nga ndjekësit i kërkoi asaj të postonte një fotografi kur ishte e dehur, ajo zgjodhi të ndante një video.

Ishte mënyra e saj për të treguar se sa e dehur ishte. “Nuk dija as emrin tim”, shkruan këngëtarja duke ndarë një video ku shihet e veshur me një fustan në klub, duke vallëzuar.

Ajo me videon bashkëngjiti edhe etiketimin e klubit që është kapur videoja. Sipas lokacionit të saj, klubi që ajo kishte frekuentuar është në Florida, Miami.

Më poshtë mund të shihni videon që këngëtarja ka postuar. /Insajderi.com