Rovena Stefa rrëfen ngjarjen kur ishte kërcënuar me armë nga një fans

Rovena Stefa rrëfen ngjarjen kur ishte kërcënuar me armë nga një fans

Një nga paraqitjet e rralla televizive të këngëtares Rovena Stefa ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ndër të tjerash rrëfeu kur një herë një fans i saj e kishte kërcënuar me armë, njofton Insajderi.

Në gjendje të dehur, personi në fjalë në një koncert të këngëtares ishte paraqitur me armë, ku u desh ndërhyrja e sigurimit që degradoi në dhunë fizike.

“Ka qenë në Suedi, një shqiptar i fiksuar. Kam qenë në prapaskenë me dy këngëtarë të tjerë dhe sigurimin, dhe ai ka gjetur një mënyrë dhe ka ardhur aty mbrapa [në prapaskenë] dhe kishte armë me vete. Më tha: ‘O do vish me mua o s’ka…’”

Në atë moment ka ndërhyrë edhe sigurimi. “Ishte problem sepse ai ishte i dehur, dhe kishte armë. Por mëpas e kanë marr, dhe ka ngrënë një dru të mirë”, tha këngëtarja.

Janë bërë më shumë se shtatë vjet që kur këngëtarja ka sjellë një videoklip të ri për të gjithë fansat e saj. Kënga e saj e fundit është “Fjala shërbet” e cila u lansua në fund të vitit 2019. /Insajderi.com