Moderatorja e famshme Roza Lati, e bija e aktores shqiptare Rita Latit, ka një kërkesë për Lorin Hoxhën, trashëgimtaren e gjigantit televiziv, Top Channel.
Ishte Hoxha që postoi një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke shkruar, ““Më tha dikush që nëse shpreh dëshirën tënde në një koment poshtë kësaj fotoje, të realizohet”.
Sigurisht kjo ishte vetëm një shaka nga ana e Hoxhes, por që Roza Lati e mori literalisht – sepse ku i dihet, edhe mund të realizohet.
“100 mijë euro tek çanta e Rozës”, – shkruan moderatorja, por që ende nuk ka marrë përgjigje nga Hoxha.
Kujtojmë se vajzat sillen në qarqe të njëjta sociale, dhe se dyshja gëzojnë edhe një shoqëri të mirë. /Insajderi.com