Rozana Radi feston ditëlindjen: “Jam lodhur për t’i bërë këto vite”

Rozana Radi feston ditëlindjen: “Jam lodhur për t’i bërë këto vite”

Rozana Radi ka qenë gjithnjë një ndër personazhet më të drejtpërdrejtë dhe të sinqertë, dhe një ndër femrat më të komentuara.

Sot ajo feston ditëlindjen dhe mbush 40 vjeç.

Vetë këngëtarja dhe moderatorja e njohur nuk ka aspak problem ta tregojë moshën e saj publikisht apo të kompleksohet nga fakti që një dekadë e re nis në jetën e saj.

Përkundrazi Rozana le të themi se është shembulli që mund të motivojë edhe të tjerët se në fakt gratë 40-vjeçare janë shumë “cool”.

Në një postim në Instagram ajo shkruan se “është lodhur për t’i bërë këto 40 vite”.

Në një foto të publikuar, ajo shfaqet me rrobabanjo më në formë se kurrë dhe në të cilën shkruan:

“Të jesh 40 vjeç është shumë cool!”