Rozana Radi që tani është më e fokusuar në ndërmarrjen e saj se sa në muzikë, është shumë aktive në llogarinë e saj në Instagram. Herë për të promovuar biznesin e saj, herë muzikën e herë edhe stilin, njofton Insajderi.
Së fundmi, në një postim 1 janarit, ajo publikoi një fotografi për të uruar të gjithë ndjekësit e saj. Aty shihet me flokë voluminozë të shtruar mbi supe, dekolte të hapur dhe një grim të lehtë.
View this post on Instagram
Teksa shumë e komplimentonin për pamjen e saj shumë të freskët, dikush e ngatërroi me aktoren Arjola Demiri, një tjetër tha që nuk ishte ajo në fotografi e të tjerë kërkonin të siguroheshin që vërtet ishte ajo në foto.
Kjo çoi edhe në spekulime se ajo duhet të ketë ndryshuar diçka në pamjen e saj ani se askush nuk mund t’ia vinte gishtin me saktësi.
Kaluan disa ditë nga ky postim dhe Radi realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh në llogarinë e saj në Instagram.
Njëri nga ndjekësit e pyeti, “Ke bërë ndonjë ndërhyrje kohët e fundit, më dukesh ndryshe por yll”.
Këngëtarja mohon se ka bërë ndonjë ndërhyrje duke thënë se është efekt i makijazhit dhe ndoshta ndryshimeve në peshë.
“Nuk kam bërë asnjë ndërhyrje në fytyrë. Ndoshta grimi dhe shpesh shtojmë ose humbin kile dhe ndjehet ndryshimi”, shkruan ajo.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të këngëtares ku ka ndarë edhe një fotografi të saj. /Insajderi.com