Rrëfehet Kida: Jam në ‘lidhje’ – tregon kur do të martohet

Rrëfehet Kida: Jam në ‘lidhje’ – tregon kur do të martohet

Kida vazhdon të jetë një artiste që gjithçka rreth saj zgjon kureshtje të madhe tek publiku qoftë jeta artistike ashtu edhe private.

Këngëtarja shumë e dashur ishte e ftuar në emisionin ‘Prive’ ku i është përgjigjur edhe pyetjeve rreth jetës private, shkruan lajmi.net

Por edhe këtë herë si gjithmonë ajo tha: “Kida është në lidhje me muzikën! Përnime nuk jam në lidhje. Shumica ma bëjnë këtë pyetje, por nëse ka diçka edhe ju do ta dini dhe do e shihni nëpër fotografitë e mia. Jam e re dhe kam nevojë të punoj shumë. Të martohem kam kohë shumë”.