Mariah Carey në një intervistë me Oprah Winfrey ka folur hapur në lidhje me traumat e fëmijërisë që ajo ua atribuoi vëllezërve dhe motrave të saj më të mëdhenj – duke përfshirë një pretendim motrën e saj Allison, të cilën ajo e përshkroi si “të trazuar dhe të traumatizuar”, u përpoq ta shiste atë tek një tutor, njofton Insajderi.
Në një pasazh në librin e saj të ri “The Meaning of Mariah Carey”, tha për motrën e saj Allison: “Kur isha 12 vjeçare, motra ime më drogoi me valium, më kokainë, më shkaktoi djegie të shkallës së tretë dhe u përpoq të më shiste tek një tutor”.
Winfrey e pyet Carey-n, duke “parë prapa në atë përvojë të pretenduar, cili mendon se ishte burimi i dhimbjes së tyre?”
“Ne as nuk e njohim vërtet njëri-tjetrin. Edhe u rritëm, edhe nuk u rritëm bashkë. Ata janë më të mëdhenj se unë, dhe në kohën që unë linda, ata tashmë ishin të dëmtuar në shumë aspekte, sipas mendimit tim. Sidoqoftë, unë nuk ndihesha aty edhe kur linda, jam ndjerë gjithmonë si e jashtme në familjen time.”
Këngëtarja thotë se shpesh asaj i dukej edhe sikur i ati, ndihej si një i huaj në familje, në shumë mënyra.
Carey është më e vogla nga tre fëmijët. Ajo ka një vëlla, Morgan, 60 vjeçare dhe Allison, 57 vjeçare.
“Ata gjithmonë kanë menduar se jeta ime ishte e lehtë”, shprehet ajo.
Lidhur me prindërit e saj, Mariah kujton se ai ati ishte shumë i rreptë me një qasje thuajse ushtarake ndaj jetës.
“Ne patëm shumë diskutime kur ai ishte në shtratin e vdekjes dhe kjo ishte një periudhë, kur unë ndjeva se thjesht doja që ai ta dinte se çdo gjë që ne kemi kaluar si familje, nuk ishte kurrë për faj të tij dhe kjo ishte tepër e rëndësishme për mua.”
Ndërkohë, për mamanë e saj, këngëtarja shprehet: “Nuk ndihesha asnjëherë mirë dhe ajo më linte me njerëz që nuk ishin të sigurt, por unë gjithmonë do të kujdesem për të. E di që të jesh nënë është një punë e vështirë.”
“Shpresa ime është që ajo të shohë thelbin tim, si një person i mirë dhe dikush që është përpjekur,” shton ajo.
Sot, pas vitesh terapie, Carey nuk i referohet më nënës së saj si “mami”, por në vend saj, i thërret në emër, Patricia. Gjithashtu, ajo i referohet vëllait dhe motrës së saj, si “ish-vëlla” dhe “ish-motër”. /Insajderi.com
Burimi: DailyMail