Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria live” në Top Channel, ishte Ilir Pjetërnikaj, i cili pranon hapur që punon si një zhigolo prej vitesh në Itali, njofton Insajderi.
Ai është 42 vjeçar dhe këtë detaj për jetën e tij së pari e zbuloi për publikun shqiptar – e njëherësh edhe familjarët e tij do ta kuptojnë për herë të parë.
Pjetërnikaj thekson se si profesion është mjaft fitimprurës. Theksoi se në një rast ai kishte fituar 5.000 euro brenda natës – e ky profesion nisi për të kur një grua i kishte ofruar të holla për të kaluar natën me të.
Aso kohe Pjetërnikaj po punonte si kamerier dhe sipas tij ai fitonte pak.
“Një natë isha duke bërë punën time si kamerier në një restorant dhe një kliente më tha ‘ti më pëlqen, do kisha qejf të kaloja natën me ty’. Mu duk diçka jo normale. Nëse pranon më tha un do të të paguaj. Kalova natën me zonjën dhe në mëngjes më pagoi 500 euro. Thashë për një natë 500 euro, uau por un s’bëra gjë farë”, thotë Pjetërnikaj gjatë intervistës.
Pasi Pjetërnikaj kishte bërë llogaritë në raportin orë pune dhe pagesë, e kishte parë më të leverdishme punën e zhigolos. Ai kishte frikën se çfarë do të mendonin familja dhe shoqëria e tij, por që gjithsesi ai kishte vendosur ta kthente në një profesion, para 15 vitesh.
“Kam 15 vjet që e ushtroj këtë profesion. Shifra më e madhe që kam marrë ka qenë 5.000 euro”, tregon Pjetërnikaj, duke pohuar se ka pasur edhe kliente të famshme për publikun, por që nuk dha më shumë detaje.
Punën që e bën ai, e quan si një profesion – për çdo shërbim (që nuk përfshin çdo herë seks) merr faturë. E më pas si çdo lloj sipërmarrës apo biznesmen ai i paguan taksat shtetit italian si çdo qytetar tjetër. /Insajderi.com