Rregulla të modës që të dukeni sikurse gratë parisiene

Rregulla të modës që të dukeni sikurse gratë parisiene

Stili parisien elegant është bërë ikonik. Adhuruesit e modës në të gjithë botën janë të interesuar dhe magjepsur se si të vishen si një grua franceze. Vajzat franceze e kanë përvetësuar artin e pamjes së lehtë, seksi dhe elegante me, buzët e kuqe të përsosura, veshur me këmisha dhe xhins.

Pra, le të flasim për disa këshilla të modës që mund të na ndihmojnë të kanalizojmë stilin parisien, shkruan Fustany, transmeton Insajderi.

Investoni në këmisha dhe xhinse të kualitetit të lartë.

Stili francez është shumë i thjeshtë. Kur bëni pazar mendoni të blini më pak sende, por më shumë rroba me cilësi të lartë. Investoni më shumë në bazat tuaja, si xhinse me të vërtetë të mira dhe një këmishë që do ju qëndrojë për një kohë të gjatë.

Vini theksin në një aksesor dominues.

Thjeshtësia nuk do të thotë se stili parisien nuk përfshin aksesorë që bijnë në sy. Po, por me një veshje, mjafton vëtem e cila mërr vëmendjen. Mund të jetë një çantë me ngjyë ose vathë të guximshëm.

Ngjyrat neutrale.

Neutralët si ngjyrë bezhë, e bardhë, gri, e zezë dhe e kaltër janë shumë të zakonshme me stilin parisien. Jo vetëm që është një gamë ngjyrash shumë elegante, por edhe diçka që do ta bëjë stilimin shumë më të lehtë.

Gjeni rroba që i përshtaten formës suaj trupore.

Gratë franceze me të vërtetë e kuptojnë sensin e tyre të stilit, trupit dhe cka duket e mahnitshme për to. Pamja e tyre është kaq e lehtë dhe nxjerr vetëbesim sepse ato janë me të vërtetë të zgjuara në blerje dhe dinë si të zgjedhin rroba që u përshtaten vërtet.

Eleganca dhe komoditeti janë të pandashme.

Gjithmonë dëgjojmë se eleganca është e lodhshme dhe jo e lehtë … të dukesh elegante, ke nevojë për taka të dhimbshme dhe rroba që nuk janë të rehatshme.

Por gratë parisiene nuk e ndjekin këtë koncept. Ata vendosin elegancën dhe komoditetin së bashku në një vend. Pamjet e tyre janë të dyja të qeta, të lehta për tu mbajtur dhe veshur, por edhe shumë elegante. Kjo është arsyeja pse ato gjithmonë duken kaq rehat.

Tendencat nuk janë prioritet.                

Shumë gra franceze e duan modën dhe veshjen, por jo gjithmonë kanë të bëjnë me ato që janë në trend apo ato që janë të njohura në dyqane tani, atyre u pëlqejnë rrobat dhe aksesorët që nuk do të dalin kurrë nga moda.

Nuk pëlqejnë të reklamojnë logo të brendeve luksoze.

Dhumica e blogereve francezr të modës nuk shkojnë për çanta ose rroba që mbajnë logot e markave luksoze. Vajzat parisiene shmangin çdo shfaqje luksi të dukshëm ose diçka që bërtet se është e shtrenjtë. Ato pelqejnë më shumë një shfaqje delikate të luksit. /Insajderi.com