Rregullat e pazakonta të lindjes që ka familja mbretërore angleze

Rregullat e pazakonta të lindjes që ka familja mbretërore angleze

Që shtatëzania është një ngjarje e rëndësishme për çdo familje kjo është e sigurtë. Por askush nuk ka rregulla më “të çmendura” në lidhje me lindjen sa familja mbretërorë angelze. Si për shembull, a e dinit që mamatë monarke nuk mund të bëjnë baby showers-s, pra festë përpara ardhjes në jetë të fëmijës? (Meghan Markle e paska thyer një rregull domethënë.) Këto janë zakonet e britanikëve, që me siguri nuk i dinit:

1.Mbretëresha e merr vesh përpara të gjithëve për ardhjen në jetë të fëmijës.

2.Lajmi për shtatëzaninë e një anëtari të familjes mbretërore bëhet publik pas 12 javësh (që është dhe fundi i tresimestrit të parë).

3.Gratë mbretëorë që janë shtatëzanë, nuk duhet ti tregojnë gishtat e këmbëve (pra duhet të veshin gjithnjë këpucë të mbyllura, pavarësisth sa mund të enjten).

4.Vajzat duhet të dalin në publik me veshje më modeste gjatë shtatëzanisë.

5.Mamatë mbretërore nuk mund të bëjnë festa për fëmijën që do të vijë në jetë. (Nisur nga fakti që familja mbretëore është shumë e pasur dhe një festë e tillë konsiderohet si e papërshtatshme për qytetarët e thjeshtë të Anglisë). Por Meghan Markle ju lejua sepse është amerikane, edhe pse përfaqësuesit e familjes thanë se ishte pak e tepruar.

6.Në çdo lindje ka gjithmonë një mami të familjes mbretëore. (Edhe nëse lindja bëhet në spital).

7.”Skuadra” e lindjes së fëmijës mbretëror betohet paraprakisht që do të mbajë çdo gjë sekret.

8.Madje, doktorët, infermieret dhe mamitë betohen që mos konsumojnë alkool dhe mos të udhëtojnë në tresimenstrin e fundit të shtatëzanisë.

9.Në 40 vitet e fundit, shumica e grave të familjes mbretëorë kanë lindur në St.Mary’s Hospital, megjithëse mbretëresha 4 fëmijët e saj i ka pritur në pallatin mbretëror.

10.Një zyrtar i qeverisë deri para pak vitesh ka qenë gjithnjë i pranishëm në spitalin apo në pallatin mbretëor gjatë kohës së lindjes.

11.Mbretërorët bëjnë “debutimin” me fëmijën e tyre të sapoardhur në jetë në publik, vetëm pak orë pas lindjes.

12.Në momentin që fëmija mbretëror lind, qëllohet me armë 62 herë nga Kulla e Londrës. (Pse 62? Sepse një përshëndetje e zakonshme me armë në Britani është kur gjuhet 21 herë. 20 gjujtje në ajër shtohet sepse bëhet fjalë për familjen mbretëore. Dhe 20 të tjera sepse ndodh në qytetin e Lodnrës, pra në kryeyqytet.)

13.Të gjithë monumentet më të rëndësishme të Londrës apo të Anglisë, ndezin dritat në momentin që vjen në jetë fëmija mbretëror.

14.Flamuri anglez ngrihet pothuajse në çdo vend, kur konfirmohet lajmi për fëmijën e ri mbretëror.

15.Gjina e fëmijës nuk lajmërohet asnjëherë përpara se të vijë në jetë, madje shumë rrallë e dinë dhe vetë prindërit.

16.Trashgimtarët e fronit, nuk janë më djemtë por edhe vajzat, nga një rregull i ri që u vendos 6 vite më parë.