Rrezarta Shkurta filmohet nga bashkëshorti duke tundur të pasmet

Duke tundur të pasmet, Rezarta Shkurta filmohet nga i shoqi (Video)

Rrezarta Shkurta filmohet nga bashkëshorti duke tundur të pasmet

Këngëtarja Rezarta Shkurta ka ndarë me ndjekësit e saj një video mjaft provokuese në “Instagram”. E filmuar nga bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha, në mes të sheshit “Nënë Tereza”, Rezarta shihet me kurriz zbuluar duke tundur të pasmet me një shishe birrë në dorë. “Kur Ermal Hoxha të fton për një kafe të qetë familjare”-ka shkruar këngëtarja bashkangjitur videos së postuar, duke treguar kështu se çifti nuk e preferon aspak monotoninë.

Duke rikthyer vëmendjen edhe tek dhuratat e njëpasnjëshme të nipit të diktatorit Enver Hoxha karshi së shoqes, çifti duket se po rikuperon kohët e humbura. Kujtojmë se Ermali u lirua në shtator të vitit të kaluar nga burgu, tre vjet pas dënimit nën akuzën e trafikut të drogës në tentativë. Ai u vendos në pranga pas një operacioni të policisë në Xibrakë në 14 janar 2015, ku ishte ndërtuar një laborator droge që merrej me përpunimin e kokainës.