#Rrinshpi se ketë vikend Rave e sjell vajzën me emër dhe muzike unike, Gemza. Tune in and enjoy.

#Rrinshpi se ketë vikend Rave e sjell vajzën me emër dhe muzike unike, Gemza. Tune in and enjoy.

E rritur në një familje plot pasion për muzikën, nga mosha e re Gemza iu ekspozua zhanreve të ndryshme të muzikës, si rock, hip hop, r&b dhe pop. Por tek në fillim të njëzetave të saj, ajo u njoftua me botën e muzikës elektronike, dhe zbuloi një pasion të ri.

Prej kur ka hyrë në skenë, ajo ka pasur rastin të lëshojë muzikë në shume lokale dhe klube brenda dhe jashtë vendit.

Sesionin e drejtpërdrejtë të saj mund ta ndiqni të Shtune më 04 Prill nga ora 21:00 në Rave Travel  si dhe në faqe të Insajderi.com në Facebook.

Kjo është përformansa e pestë me radhë që organizohet live nga Rave Travel.