Rrjedh në internet kënga e re e Taynës dhe Mozzik, “Edhe ti”

Rrjedh në internet kënga e re e Taynës dhe Mozzik, “Edhe ti”

Ka tash sa kohë që reperët shumë të pëlqyer të estradës, Tayna dhe Mozzik, kanë paralajmëruar një duet të ri.

Përmes imazheve që ndanë me fansat, ata treguan se e incizuan këngën e tyre për vetëm 30 minuta, duke premtuar se do të jetë hit.

SHIKO> Aktori Shqiptar tregon që gjithë jetën e ka dashur Tunën

E kjo këngë tashmë ka rënë në dorën e publikut, për mes aplikacionit SoundCloud.

“Edhe ti” mban titullin kënga e re dyshes, e cila duket të jetë ritmike, ndërsa nuk dihet nëse është publikuar me parapëlqimin e të dyve.

Asnjëri prej reperëve nuk ka paralajmëruar që kënga është e gatshme për publikun, çka ka çuar fansat të mendojnë se ajo po rrjedh ilegalisht në internet.

Këto ditë, Mozzik dhe Tayna realizuar edhe xhirimet e klipit, të cilat i kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar se do të shfaqen mjaft me stil në videoprojektin “Edhe ti”